Shkëndija i kthehet fitores
Sot është kompletuar xhiroja e 16-të, të Ligës së Parë të Maqedonisë, me tri ndeshjet e fundit, e ku veçojmë fitoren e Shkëndijës që shënoi si mysafire në Kratovë.
Futbollistët kuqezi kanë arkëtuar tri pikë shumë të vlefshme në një takimet të vështirë ndaj Sileksit. Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar kroati Bojan Vrucina në minutën e 21-të, e që deri në fund të ndeshjes të mbetet ky rezultat i pa ndryshuar.
Në duelet tjera, Metalurgu ka mundur Turnovën me rezultatin 2:0, e Teteksi ka arritur të nxjerrë një pikë në duelin Pelisterin, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1. / Portalb /