Shkupi festoi titullin, Gostivari fitoi balotazhin
Sot ka përfunduar zyrtarisht kampionati i Ligës së Dytë në futboll në Maqedoni, ku kampion i pa konkurrent është shpallur skuadra e Shkupit, e cila në ndeshjen e fundit me shumë lehtësi e ka mundur nënkampionen Mlladost CD, me rezultat 2:0. Në këtë ndeshje Shkupi përveq se ka marrë trofeun e kampionit që e ndau nënkryetari i FFM-së, z.Muhamed Sejdini, ajo i ka dhënë lamtumirën një nga futbollistëve më të mirë të saj, Goran Stankovskit, i cili edhe u tërhoq nga futbolli aktiv. Pikërisht Stankovski me dy gola të shënuar në mënyrën më të mirë u përshëndet nga futbolli dhe ekipi i tij FC Shkupi, me të cilën skuadër kishte shumë rezultate të mëdha edhe në të kaluarën.
Ndeshjet më interesante luheshin në Shkup, njëra në duelin Euromilku – Gostivari dhe tjetra “Skopje – Makedonija Gj.P. Gostivari edhe pse ka merituar të fitojë së paku me diferencë të lartë Euromolikun, ka marrë minimalen, por që i jep dhe mundësinë për të luajtur në ndeshjen e balotazhit. Rezultati 1:1 i ka mjaftuar djemve të Argjend Beqirit, të cilët ndeshjen e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Parë do ta luajnë kundër Horizont Turnovës. Makedonija Gj.P pësoi disfatë minimale 1:0, por pasi që Gostivari kishte barazuar, Makedonisë nuk i ndihmonte as fitorja.
Rezultatet: Shkupi – Mlladost 2:0, Vëllazërimi – Napredoku 3:0, Skopje – Makedonija Gj.P 1:0, Drita – Kozhuf 0:3 dhe Euromilk – Gostivari 1:1.
Tabela: 1.) Shkupi 53 pikë, 2.) Mlladost 47, 3.) Gostivari 44, 4.) Makedonija Gj.P 41, 5.) Skopje 39, 6.) Vëllazërimi 39, 7.) Kozhufi 38, 8.) Euromilk 35, 9.) Drita 27,10.) Napredoku 9. / Portalb /