“Messi nga Kosova” vjen te Rabotniçki
Futbollisti nga Kosova, Emir Sahiti i cili është vetëm 17 vjeçar së shpejti pritet të nënshkruaj kontratë profesionale me Rabotniçkin, skuadër kjo që kohëve të fundit ka pasur numër të konsiderueshëm të futbollistëve shqiptarë.
Talenti kosovar që ndryshe edhe quhet “Messi nga Kosova”, është futbollist me tipare sulmuesi, ai udhëheq topin me këmbën e majtë dhe të djathtë.
Për talentin Sahiti i cili është anëtar i KF Prishtinës, interesim të madh kishte shprehur edhe klubi belg Standart Liege, por falë menaxherit Haris Fakiq, ai është pranë nënshkrimit me Rabotniçkin. Është për tu përmendur se te Rabotniçki luan edhe vëllai më i madh i Emirit, Suad Sahiti, që luan në pozicion anësor, ndërsa këtë sezon ai ishte një nga futbollistët më të mirë të “romantikëve”, në veçanti gjatë sezonit pranveror duke u promovuar në futbollistin vendimtar të skuadrës. / Portalb /