ITSHKSH shpreh ngushëllime familjes Bushati
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup, shprehë ngushëllimet më që sinqerta ndaj familjes së njohur Bushati, miqve dhe kolegëve të tij, dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë, dhe që kanë ndjerë dhembje për këtë humbje të diplomacisë dhe kombit shqiptar.
“Ambasadori Bushati ishte një personalitet i çmuar në qarqet e këtushme politike, ekonomike, kulturore e shkencore. Për pak muaj sa shërbeu në ambasadën shqiptare në Shkup, ndoshta paraqitjen e vetme publike, ambasadori Bushati e pati në hapjen e konferencës shkencore të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup “Lufta e Parë Botërore 1914-1918”, (më 11.09.2014), së bashku me ambasadorët e shteteve më të fuqishme botërore”.
Vetëm pak ditë më parë, ambasadori Bushati ishte i paraparë të hapë konferencën tjetër shkencore të Institutit tonë me temë “Shaban Demiraj – figurë e shquar e albanologjisë dhe ballkanologjisë”, mirëpo sëmundja e tij e rëndë nuk e mundësoi këtë.