Inaugurohen pllakat përkujtimore për dëshmorët e Debreshit

Në memorialin e dëshmorëve në fshatin Debresh në Gostivar, u inauguruan pllakat përkujtimore për 66 dëshmorët e fshatit të rënë nga viti 1912 e këndej në luftëra të ndryshme, siç janë të rënët në Luftën e Dytë Botërore, gjatë rrugës për në frontin e Sremit.

Krahas ndërtimit të pllakave përkujtimore, është bërë edhe rrethimi i sipërfaqes së kompleksit memorial të fshatit.

Inaugurimi për shpalosjen e pllakave përkujtimore u bë në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 106 vjetorit të Kongresit të Manastirit

Në këtë manifestim morën pjesë kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, muftiu i Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, Shaqir Fetahu, familjarë të dëshmorëve, anëtaret e këshillit iniciues, banorët e fshatit Debresh, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore.

“Unë si përfaqësues i familjeve të dëshmorëve, i shprehi mirënjohje të veçantë Këshillit punues edhe atë Shuip Sulejmani, Berat Dehari dhe Nexhbedin Memedi. Një falënderim të veçantë i shprehim kryetarit të komunës që e financoi këtë projekt”, tha Omer Alili në emër të anëtarëve të familjeve të 66 dëshmorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button