Shkëndija humbi nga Horizonti (E PLOTËSUAR +FOTO)

Të gjithë nga kampi kuqezi nuk e dëshironin disfatën, por as që vajtuan humbjen e thellë nga Horizont Turnova. Kuqezinjtë me rezultat 0:3, qysh para se të fillonte kampionati ishte e sigurt se Shkëndija me vetëm 4 futbollistë standard nuk do të arrijë ti bëjë ballë skuadrës së Horizontit, e cila kishte kohë që ishte në formë të mirë, duke marrë parasysh se kishte filluar herët me ndeshjen në duelet kualifikuese të Europa Ligës.  
Në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku ishin mbledhur më shumë se 10.000 shikues për të përshëndetur sponsorin e ri dhe futbollistët, kishte një atmosferë festivë. Në planë të dytë ishin golat e shënuar nga Balodolievit në minutat 71’ dhe 90’ si dhe Bllazhevskit në minutën e 83-të të lojës. Shkëndija nga xhiroja e dytë kompletohet dhe pritet të jep frytet e para me futbollistët e rinj.

Skuadra debutuese në Ligën e Parë, Gostivari ka pësuar mund të themi disfatë befasuese. Ish-futbollisti i Gostivarit, Aksentiev shënoi në minutën e 75-të. Nikoqirët kishin tentuar disa herë të bëjnë diç më tepër, por pa rezultat konkret. Përpjekjet e lojtarëve vendas për të shmangur humbjen nuk kanë dhënë rezultatin e duhur.

Renova ka luajtur në Kërçovë ku ka marrë një pikë në duelin me Napredokun, madje duke kaluar në epërsi me golin e Izair Eminit në minutën e 16-të, ndërsa 72’ ndëshkohet Mishkovski, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë nikoqirët barazojnë rezultatin. Mundë të themi se Renova ka humbur 2 pikë shumë me vlerë në këtë përballje, pasi me lojën e treguar ka merituar të jetë fituese. 

Fitore në këtë javë realizoi Pelisteri duke e mundur Euromilkun 1:0, Metalurg dhe Rabotnicki barazuan 0:0, ndërsa Vardari ka mundur Makedonija Gj.P. me rezultat të lartë 4:1.

Shikoni si ishte atmofsera në stadium ku tifozët “Ballistët” falënderuan pronarin e tyre të ri, firmën Ecolog. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button