Një qytetar brenda një vit hedh rreth 70 kg plastikë, qelq, letër…

Qytetarët e Maqedonisë në vit hedhin 50 deri 70 kilogram plastikë, letra, qelq dhe mbeturina të tjera. 

Mbi 100 mijë ton ambalazh të mbeturinave selektohen dhe përpunohen, thonë nga Inspektorati shtetëror.

‘Brenda një viti vendi jonë krijon 150 mijë ton ambalazh, vetëm një e treta prej tyre riciklohet. 

Sipas asaj që parasheh ligji, kompanitë vendore deri në vitin 2020 në riciklim duhet të dërgojnë 60 për qind të ambalazhit të hedhur, përndryshe do të pësojnë dënimet’ thonë nga Inspektorati shtetëror.

Dënimet per kompantite e pa pergjegjshme sillen prej 1.500 deri 2.000 mijë euro.

‘Deri tani Inspektorati shtetëror për ambient jetësor ka dhënë rreth 30 dënime për kompanitë të cilat nuk kanë siguruar trajtim të veçantë për mbeturinat në fjalë’ kumtojnë ata.

Sipas të dhënave të Ministrisë së ambientit të jetesës janë regjistruar rreth 3000 kompani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button