Nafiu debuton në Bundesligë

Futbollisti tetovar, Valmir Nafiu, ka bërë një arritje të madhe në karrierën e tij, pasi të shtunën bëri debutimin e tij në fanellën e Hamburgun në Bundesligën gjermane të futbollit.

Valmiri u inkuadrua nga minuta 74’ në këtë sfidë, duke zëvendësuar Pierre-Michael Lassonga.

Megjithatë, ai nuk arriti ta shmang humbjen 3:0 që Hamburgu e pësoi nga Hertha Berlini. Të përkujtojmë se Nafiu ka luajtur te Shkëndija e Tetovës 2010/2012, prej ku u transferuar për te Baseli i Zvicrës, e që më pas të bëhet pjesë e Hamburgut. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button