Mbyllen vendvotimet në zgjedhjet parlamentare në Ukrainë, në Donjeck dhe Luhansk u ndalua votimi

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka deklaruar sot se ai shpreson të jetë një gjendje ta formojë “një koalicion proevropian, proukrainas dhe koalicion demokratik”, pas zgjedhjeve të sotme parlamentare në Ukrainë, njofton REL.

Këto komente ai i bëri derisa votoi në kryeqytetin Kiev.

Bazuar në hulumtimet e opinionit, Blloku Petro Poroshenko i udhëhequr nga presidenti i këtij vendi, ka gjasë për ta fituar numrin më të madh të deputetëve në parlamentin e ri.

Dalja e votuesve deri në orën 15, sipas autoriteteve zgjedhore, ishte afro 40%.

Ministria e brendshme tha se në ditën e zgjedhjeve në Ukrainë ishin në detyrë për sigurimin e votimit paqësor afro 84 mijë policë.

Në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk, që janë nën kontrollin e separatistëve prorusë, nuk është lejuar votimi.

Raportohet se vendvotimet janë mbyllur në orën 19.

Lajme të ngjashme

Back to top button