Shkëndija i kthehet fitores

Shkëndija e Tetovës si duket kashëruarplagët pas dy disfatave të njëpasnjëshme dhe më i është kthyer fitores. Në ndeshjen e luajtur sot në kuadër të xhiros së 12-të, skuadra kuqezi nga Tetova e ka mundur si mysafire ekipin e Horizont Turnovës me rezultat mininal 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar kroati Bojan Vruçina në minutën e 68-të.

Në ndeshjet tjera nuk ka ndodhur asnjë befasi, Vardari më vështirë se sa është pritur e ka mundur Bregallnicën, ndërsa Rabotniçki ka shkatërruar Teteksin në Tetovë duke e mundur me rezultat 5:1. Metalurgu dhe Pelisteri i kanë ndarë pikët duke mos shënuar asnjë gol. Në tabelë Vardari vazhdon të kryesojë tabelën me 30 pikë, Rabotniçki ka 22 dhe Shkëndija e 3-ta me 21 pikë, Renova është në pozitën e 8-të me 13 pikë të tubuara./ Portalb /

Turnovo –Shkëdija        0:1
Vardari – Bregallnica     1:0
Metalurgu – Pelisteri     0:0
Teteks – Rabotniçki      1:5
Dje Renova – Sileksi    2:2

Lajme të ngjashme

Back to top button