Aliti: Veljanovski nuk lë hapësirë për të udhëhequr seancë në gjuhën shqipe

Nënkryetari të Kuvendit nga radhët e BDI-së Rafiz Aliti,ende nuk ka arritur që të udhëheqë ndonjë senacë të Parlamentit aq më tepër atë ta bëjë në gjuhën shqipe.

Aliti thotë se Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski po shfrytëzon në maksimum të drejtën e tij për udhëheqjen e seancave dhe nuk lë hapësirë për nënkryetarët. Kjo sipas tij bëhet me qëllim që të mos aktualizohet çështja e përdorimit të gjuhës shqipe, transmeton Alsat.

“Unë ia kam bërë me dije se në bazë të Ligjit, në bazë të Kushtetutës dhe në bazë të Rregullores së Kuvendit, nuk ndalohet udhëheqja e seancës edhe në gjuhën shqipe. Kështu që, gjithsesi nëse më jepet rasti ndonjëherë të udhëheq seancën, unë do ta udhëheq në gjuhën shqipe”., deklaroi Rafiz Aliti, Nënkryetar i Kuvendit.

Aliti këmbëngul se Rregullorja e Kuvendit nuk e ndalon udhëheqjen e seancave në gjuhën shqipe.

“Të gjithë të emëruarit kanë të drejtë t’i drejtohen Kuvendit në gjuhën e vet amtare. E kam fjalën për ministrat, drejtorët dhe deputetët por edhe nënkryetari i Kuvendit e ka të drejtën në bazë të ligjit. Rregullorja e kuvendit, askund nuk thotë se seancat nuk mund të udhëhiqen në gjuhën shqipe”, theksoi Aliti.

Mandatin e kaluar, edhe pse një post nënkryetari i ishte rezervuar edhe Suzana Saliut të BDI-së, ajo nuk e shfrytëzoi të drejtën e saj për udhëheqjen e seancave, pikërisht për shkak të tendencës për bllokimin e gjuhës shqipe.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Mjafte mè u ankuat si ato femijèt e dobèt. Kurr vijnè zgjdhjet rrehni gjoks mund te bani cdo gjè. Ose punoni si duhet ose leshojeni parlamentin dhe qeverinè

  2. Po ta kishit zyrtarizu gjuhen Shqipe dhe jetesu M.O. tani s’do kishit problem. Kjo i bjen qe BDi azgje s’ka ba dhe andaj azhje nuk funksionon.

Back to top button