Ben Blushi në vizitë në shkollën Wilson

Dje pasdite, shkolla Wilson ishte nikoqire e shkrimtarit, politikanit dhe gazetarit të mirënjohur shqiptar Ben Blushi. Me rastin e promovimit të librit të tij të fundit Hëna e Shqipërisë, Blushi u takua me stafin dhe administratën si dhe kishte rastin t’u përgjigjet dhe të diskutoj pyetjet e parashtruara nga vetë nxënësit e shkollës Wilson.

“Ne e konsiderojmë shkollën tonë si një tempull dije, dhe si të tillë, vazhdojmë ta begatojmë jo vetëm me procesin arsimor të përditshëm, por dhe me takime të ndryshme me personalitete të shquara siç është z. Blushi, të cilët u japin mundësi nxënësve tanë për një edukim dhe informim alternativ” theksoi drejtoresha e shkollës Wilson ,Elita Masha.

Në fjalën e falënderimit për mikpritjen dhe organizimin e këtij eventi,  Blushi shtoi që rruga drejt përparimit dhe të krijimit të një shteti evropian është rruga e dijes.

Përveç pyetjeve të nxënësve,  Blushi u përgjigj edhe pyetjeve të mysafirëve të ftuar ndër të cilët ishte edhe Kryetarja e Komunës së Tetovës  Teuta Arifi. Në fund të takimit, drejtoresha Elita Masha i dorëzoi të ftuarit Blushi pllaketën e nderit dhe më pas, të pranishmit patën nderin që të marrin nga një libër të nënshkruar nga vet autori.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button