Kozniku në pankinë, Mustafi drejtor

Merr fund drama e emërimit të trajnerit të ri te Shkëndija e Tetovës.

kuqezinjtë nga Tetova sot për trajner të ri kanë emëruar legjendën e futbollit shqiptar Ardian Kozniku. Edhe pse Kozniku nuk ka një karrierë të madhe si trajner, pasi që ai punoi tek skuadra e Lokomotiva nga Zagrebi, Kozniku, ish-futbollisti kosovar njihet si njohës i mirë i futbollins shqiptar në përgjithësi.

Kozniku si lojtar ka pasur një karrierë shumë të pasur duke luajtur për skuadra të njohura, si Prishtina, Hajduku i Splitit dhe Dinamo Zagreb nga Kroacia, Cannes dhe Bastia nga Franca.

Kozniku suksesin më të madh si futbollist e arriti me kombëtaren e Kroacisë në botërorin e vitin 1998, duke zënë vendin e tretë.

Nga ana tjetër drejtusit e klubit kuqezi në mënyrë ekspres kanë gjetur edhe zëvendësuesin e drejtori sportiv Matias Valter. Këtë detyrë në të ardhmen do ta ushtrojë, ish-futbollisti i këtij klubi, Nebi Mustafi.

Lajme të ngjashme

Back to top button