Gruevski tërheqë zvarrë gjykatat me tapi private për shpifje

Moslejimi i dëshmitarëve kryesor të liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit në procesin gjyqësorë kundër tij dhe dhënia e një shumë që tejkalon kornizat e lejuara më ligj, konsiderohen si shkelje e plotë e pavarësisë së drejtësisë nga ana e pushtetit.

Gruevski vazhdon të tërheqë zvarrë gjykatat që sipas analistëve paditjen për shpifje po i bën. si me tapi private.

Osman Kadriu thotë për Portalb se e drejta për të denoncuar është e drejtë e çdo qytetari, dhe për këtë nuk mund të paditet nga pushteti për shpifje për këtë nuk ka vepër për dëmshpërblim. “Kemi gjykim komfor trysnisë shtetërore që e përdorin duke shtuar presione ndaj gjyqësorit”, thotë ai.

“Është e vërtet se edhe gjykimi i fundit me tapi private për shpifje, kinse shkeljen e vlerave morale kundër liderit të LSDM-së, nxori në pah një rrethanë e cila gati ishte e njohur për opinionin por edhe jashtë Maqedonisë se gjyqësori nuk është i pavarur, kushtetuta shumë qartë e sqaron pavarësinë, por gjyqësori në praktik nuk respekton”, thotë Osman Kadriu.

“Në vend që gjyqësori të zbatojë ligjet ai përsëri vendimet i sjellë sipas dëshirës dhe presionit të pushtetit dhe me këtë nuk kemi gjykim të drejtë. Së pari ajo shumë që kërkohet nuk garanton ligji që thotë maksimumi që mund të paguhet është deri në 15 mijë euro, veç asaj që nuk ka fakte për atë që paditet Zaevi. Tash duhet ët shfrytëzohen mjetet juridike, duke shfrytëzuar në fund aplikacionin që ushtrohet para gjykatës ndërkombëtare. Ata janë në dijeni për korrupsionin dhe me siguri edhe ata do të invelohen në këtë proces”, thotë për Portalb Osman Kadriu.

Lajme të ngjashme

Back to top button