Bajrami: “Nuk e nënvlerësojmë Eurmilkun”

Këtë të shtunë, FC Shkupi për kundërshtarë përballë do të ketë skuadrën e Euromilk, ekip kjo e cila në sezonin e kaluar luajti në Ligën e Parë të Maqedonisë. E kemi parasysh se këtë edicion Liga e Parë dhe e Dyta garojnë me nga 10-të ekipe, dhe shumica prej ekipeve nga Liga e Dytë synojnë kthimin në elitë, ndërsa kandidat kryesorë sivjet është FC Shkupi.
Xhiroja e parë që këto dy ekipe kanë luajtur ka treguar se janë ekipe me kualitet, Shkupi mundi në Çair Dritën, ndërsa Euromilk në fushë të saj ka barazuar me Gostivarin.

Një nga bartësit e lojës te FC Shkupi, Muharem Bajrami është shprehur me optimizëm për duelin e nesërm dhe mendon se edhe pse nuk do të jetë lehtë ndaj Euromilk, nuk dyshon në fitoren e ekipit të tij.

“Të gjithë e dinë se këtë sezon ne kemi ambicie të mëdha, pra kërkojmë inkuadrim në Ligën e Parë, dhe kështu në të gjitha ndeshjet futemi për të marr maksimumin e pikëve. Atmosfera në klub para takimit të së shtunë është në nivelin e duhur. Po mendoj se takimi ndaj Euromilkut nuk do të jetë edhe aq i lehtë për ne, pasi siç e dimë shumica e lojtarëve që kanë qenë pjesë edhe në Ligën e Parë nuk janë larguar. Në nuk nënvlerësojmë ekipin e Euromilkut, po besoj se do të arrijmë të shënojmë fitore. Edhe pse në skuadër do të mungojnë Goran Maznov, nuk mendoj se do të jemi të dobët, pasi kemi Ardian Nuhiun i cili është në formë të mirë si dhe Goran Stankovskin. Po ashtu do të kemi përkrahjen e tifozëve tanë “Shvercerat”, të cilët gjithmonë janë pranë nesh. Besoj se sëbashku nga kjo përballje do të dalim fitues”, tha mesfushori i Shkupit Muharem Bajrami.

FC Shkupi këtë ndeshje pritet të jetë e kompletuar, në përjashtim të Goran Maznov i cili edhe më tutje është duke u stërvitur me intensitet më të ulët, për të kaluar lëndimin e marrë gjatë përgatitjeve. Shkupi udhëton për në lagjen Maxhari në Shkup ku në ora 17:30 do të luajë ndeshjen e dytë të sezonit të ri me shpresë se do të mbetet lidere e tabelës me maksimumin e pikëve. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button