Shkupi 2014, përdhunim neoklasik i qytetit (Foto)

“Si shikohet sot Shkupi – ose thënë më ndryshe Shkupi 2014? Nëse do shikonin nga larg atë, mbase nuk do u bënte ndonjë përshtypje të veçantë, por kur fizikisht ecni mbi qendrën e Shkupit, dhe kur të shikoni se mbi objektet e sotshme “historike” akoma ka vinça, se e gjitha është e stërmbushur me statuja, se urat nuk të çojnë asgjëkundi, tre anijet e ankoruara që nuk lundrojnë kurkundi, stili i objekteve me fasadë aspak të qëlluar, me gjithë këto pamje, do ju shtronte me siguri pyetjen: Si është kjo e mundur?”, kështu e nis reportazhin një portal kroat, Pogledaj.to, që i ka vendosur edhe titullin “Përdhunimi neoklasik i Shkupit”.

“Qeveria në mënyrë të padenjë, brenda qendrës nisi të ndërtojë, statuja dhe objekte, që njëkohësisht paraqisnin periudha të ndryshme historike, me stile dhe kultura të ndryshme anakronike. E gjitha kjo, për të krijuar identitetin e ri të maqedonase”, shkruan më tej portali.
Më tej në Portal thuhet se përkundër çmimit grandioz të këtij projekti, asnjëherë nuk është pyetur populli nëse është dakord ose jo, duke e prishur edhe pamjet e bukur të qytetit të dikurshëm. Mes objekteve që kritikohen, janë edhe skulptura e Aleksandri të Madh dhe Harkut të Triumfit.

Më poshtë Portalb ua sjell edhe fotot e portalit kroat./Portalb

 

10620995_10204645620875660_290567217_n

10592398_10204645619995638_1281268438_n

10592518_10204645619755632_1031771244_n

 

10617399_10204645619355622_1727428278_n

10596278_10204645622275695_328638851_n

 

Foto: Pogledaj.to

Lajme të ngjashme

Back to top button