Skandal në Real Madrid: tre portierët nuk flasin me njëri tjetrin!

Se konkurrenca ka lindur që tani mes portierëve të Realit, tregon ky fakt nga stërvitja e sotme. Iker Casillas, Diego Lopez dhe Keylor Navas nuk janë përshëndetur me njëri tjetrin në stërvitjen e sotme.

Gazetarët spanjollë kanë vërejtur këtë fakt kur në orët e para të mëngesit, treshja e portierëve kanë filluar stërvitjet duke përshëndetur vetëm trajnerin e portierëve, dhe jo njëri tjetrin.

Ky fakt tregon se konkurrenca për të tretë tani veq ka filluar, por se dilema mbetet nëse nga skuadra do të largohet Iker Casillas apo Diego Lopez./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button