Nuk ka kanalizim, por ka barok

Qyteti i Shkupit do të ndajë 18.3 milion euro për Rrotën panoramike që do të vendoset në urën e re të Vardarit. Në sheshin e Shkupit në ndërtim e sipër është shatërvani i ri që kushton 2.5 milion euro, ndërsa paguhet me para të qytetarëve.

Përveç zbukurimeve të qendrës, ditëve të fundit kryeqyteti pothuajse çdo herë pas reshjeve të shiut ballafaqohet me probleme. Komunikacioni pas reshjeve në disa pika është jofunksional. Qyteti i Shkupit kohëve të fundit refuzoi edhe një projekt për rrugëkalim nëntokësorë.

“Ajo është njëjtë si në shtëpi të keni të instaluar ujësjellësin dhe rrjetin e kanalizimit, që do të thotë të mos keni ujë, por të keni një fotografi artistike prej 500 mijë eurove në një dhomë të zbrazët”, deklaroi analisti politik Zoran Vitanov.

Analisti Vitanov vlerëson se Qyteti në mënyrë irracionale po i harxhon paratë e qytetarëve.

“Rregullimi i rrjetit të kanalizimit është problem më i vogël duke pasur parasysh paratë që hedhen pa nevojë ku qeveri tregon forcën”, thotë Vitanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button