Përdoruesit e iOS-së shpenzojnë 7 herë më shumë kohë online sesa përdoruesit e Android-it

Sipas një raporti nga Net Applications, përdoruesit e iOS janë shtatë herë më aktivë online krahasuar me përdorur Android. Net Application monitoron më shumë se 40,000 uebfaqe për të kontrolluar trafikun nga pajisjet mobile dhe ka arritur në përfundimin se 44.62 % e trafikut vjen nga përdoruesit Android dhe 44.19 % vjen nga iOS.

Por ndërsa Android ka një përqindje më të lartë në këtë rast dhe nëse merrni në konsideratë se më pak njerëz janë përdorues të iOS krahasuar me numrin total të përdoruesve Android, dilet në përfundimin se një pjesë e madhe e përdoruesve iOS kalojnë më shumë kohë me pajisjet e tyre online.

Arsyeja nuk është shumë e komplikuar. Është thënë vazhdimisht se pjesa më e madhe e tregut të Android konsiston në smartfonë të lirë, të blerë nga njerëz që kërkojnë diçka me çmim të përballueshëm.

Pajisjet iOS nga ana tjetër janë të parametrave të lartë dhe përdoruesit e tyre kanë më shumë dijeni rreth internetit dhe mënyrës së funksionimit. Nuk është çudi edhe pse zhvilluesit janë më të prirur të krijojnë aplikacione me blerje brenda tyre për iOS sesa Android dhe kjo sepse përdoruesit e iOS si rezultat i faktit që përmendëm më parë.

Por për momentin ka më shumë përdorues Android online sesa përdorues iOS edhe sikur të merrni një fraksion krejtësisht të vogël të totalit të përdoruesve Android. (PCWorld Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button