Roboti i komunikimit AI Bing Chat vjen në aplikacionet mobile Edge dhe Android

Që kur filloi të hapte robotin AI të Bing për përdoruesit në fillim të këtij muaji, Microsoft ka dhënë akses për 1 milionë përdorues ndërsa miliona të tjerë janë në pritje, transmeton PCWorld Albanian.

Deri më sot e vetmja mënyrë për të aksesuar robotin ka qenë përmes shfletuesit desktop Edge. Por Microsoft ka vendosur ta sjellë në më shumë produkte, shërbime dhe pajisje.

Duke filluar nga dita e sotme, ata që kanë akses në robotin e komunikimit përmes llogarisë së tyre Microsoft, mund ta përdorin në aplikacionet Edge dhe Bing për Android dhe iOS.

Duke klikuar butonin Bing në fund të aplikacionit do të hapet një sesion i ri bisede. Në aplikacionin Edge, përdoruesit mund të hapin robotin nga faqja kryesore.

Gjithashtu përdoruesit mund të përdorin robotin edhe në Skype dhe të ndërveprojnë në biseda individuale ose në grup. Bing Chat mund të ofrojë sugjerime apo të përkthejë në më shumë se 100 gjuhë të ndryshme.

Një tjetër mënyrë e përdorimit të robotit është përmes kontrolleve zanore në mobile dhe desktop. Edhe pse janë ditët e para të robotit, mund të shënojë fundin e Cortana.

Microsoft thotë se roboti do të vijë edhe në aplikacione të tjera si Teams ndërsa vazhdon përmirësimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button