Rita Ora probleme me kujtesën!

Këngëtarja shqiptare Rita Ora duket se nuk ka një kujtesë të fortë. 

Gjatë xhirimeve të prodhimit kinematografik ku ajo është pjesë “Fifty Shades of Grey”, këngëtarja ka përdorur kufje me anë të të cilave i kujtonin batutat, të cilat nuk i mbante mend. 

“Më duhej dikush që të më thoshte në vesh se çfarë duhej të them. Isha shumë e emocionuar dhe harroja gjithçka”, tha Rita për mediat britanike.

Gjithashtu ajo ishte mirënjohëse ndaj aktores protagoniste në këtë film Dakota Johnson, e cila i ka qëndruar pranë Ritës.

Lajme të ngjashme

Back to top button