Reagon Ahmeti: Ivanovi nuk përfaqëson shqiptarët

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se presidentit Ivanov i mungon legjitimiteti i votës së shqiptarëve.

“Shumica absolute e shqiptarëve nuk ka votuar në zgjedhjetpresidenciale dhe nuk ndjehet e përfaqësuar nga Presidenti aktual të cilit i mungon legjitimiteti i votës shqiptare”, deklaroi Ahmeti pas një takimi me ambasadorin e SHBA-ve Shkup, Poll Volers.

Ahmeti theksoi se, në zgjedhjetPresidenciale të 13 dhe 27 prillit, shqiptarët u përcaktuan kundër konceptit të zgjedhjes së Presidentit njëpartiak dhe u vendosen për konceptin e konsensualitetit, pajtimit dhe të përfaqësimit të barabartë në institucionin e Presidentit.

“Në mungesë të legjitimimit nga ana e elektoratit shqiptar, presidenti aktual nuk mund të pretendojë që i përfaqëson edhe shqiptarët dhe të sjell vendime edhe në emër të tyre”, vlerësoli më tej Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI-së nënvizoi se kreu i shtetit duhet të zgjidhet me konsensus të plotë dhe jo njëpartiak dhe as njëetnik, sikundër është Ivanovi.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ivanovi e përfaqëson shumicën e votuesve të këtij vendi, prandaj i përfaqëson edhe shqiptarët. Maqedonia nuk është federatë që të thuash se shumica e një njësie federative nuk e ka votuar, prandaj në këtë njësi ai nuk mund të pretendojë se i përfaqëson. BDI-ja nuk e ka bërë hesapin mirë gjatë zgjedhjeve presidenciale. BDI-ja as nuk ka vepruar politikisht që të jetë ashtu si deklaron. Pra, meqë e konteston Ivanovin, pse s’u mor vesh me Thaçin që të mos marrin pjesë në qeverinë e VMRO-së e cila e votoi Ivanovin. BDI-ja duhet ta ketë parasysh edhe një fakt: Gruevski çfarë tha lidhur me zgjedhjet, e realizoi. Tha se Ivanovin do ta bëjë president – e bëri, tha se do t’i bëjë 63 deputetë dhe s’do të japë pesë para për BDI-në, edhe këtë e bëri. Nga ana e saj BDI-ja asgjë s’ka bërë për realizimin e interesave të shqiptarëve.

  2. para 2001-shes Shqipetaret e Maqedonise ne Parlamentin e te ashtuquajtuers Maqedoni kishin shum ma shum peshe ne Qeveri e Parlament,kurse pas 2001-shes,te ashtuquajturit Parlamentaret ose te themi Qeveritaret “Shqipetare“ shiten dhe shkelen mbi Gjakun e Deshmorit,vetum e vetum te jen pjese e nje Qeverie qe Burgosi Djemt me te mire te Kombit atje,tash e tutje Shqipetaret ne B.J.R.M te Bashkohen dhe me e domosdoshmja duhet e te vetedijsohen dhe mos te dalin ne Votime kurren e kurres,sepse te gjithe po i vret Vota e tyre qe po e shesin per pak pare,kjo eshte me shum se e verrteta….

Back to top button