Rosela ka fansa edhe në Brazil!

Këngëtarja e njohur shkodrane Rosela Gjylbegu duket se nuk është e pëlqyer vetëm nga publiku shqiptar, ajo tashmë ka zbuluar se ka edhe një fans Braziliane e cila në mënyrë interesante zbuloj për këngëtaren tonë…

Këngëtarja Rosela Gjylbegu e cila u bë e njohur në komepticionin ‘Ethet e së premtes mbrëma’, vazhdon të jetë njëra ndër emrat më të pëlqyer të skenës sonë. E talenti i saj duket se nuk pëlqehet vetëm nga shqiptarët pasi që Rosela ka bërë të ditur përmes faqes së saj në rrjetin social ‘Facebook’ se ajo e ka edhe një fanse braziliane, mesazhin e të cilës këngëtarja e ka bërë publik. Tatiana, vajza braziliane e cila i ka shkruar Roselës, ka treguar se në mënyrë interesante ka marrë vesh për këngëtaren tonë, ndërsa në vazhdim mund të kuptoni edhe ju se si ka arritur Rosela të ketë fansa edhe në Brazil.

“Zgjohem në mëngjes dhe zbuloj që papritmas një mesazh i thjeshtë dhe i bukur ka mbërritur nga Brazili Dua t’i shpërndaj me Ju këto fjalë, për mua, të mrekullueshme”, ka shkruar Rosela, duke shpalosur në vazhdim të gjithë mesazhin që i ka arritur nga fansa e saj. “ Heej Rosela..Unë jam nga Brazili, dhe diçka pak qesharake ndodhi me mua kur unë isha në aeroport herën e fundit kur kam udhëtuar nga SHBA muajin e kaluar …Unë isha e ulur me një shoqen time duke pritur për fluturimin tim, kur një zonjë pak në moshë, mendoj se ajo mund të ishte 50 vjeçe filloi të më shikonte mua me këmbëngulje .. I thashë mikeshës time se ajo ishte duke më shikuar në një mënyrë tepër funny .. . por nuk zgjati shumë dhe ajo erdhi tek unë dhe më tha ..Më vjen keq që po ju shqetësoj, por si e keni emrin dhe nga jeni? Unë i thashë .. Emri im është Tatiana dhe unë jam nga Brazili ..Ajo më buzëqeshi dhe më tha. Më vjen keq që ju shqetësova, isha pothuajse e sigurt që ju jeni këngëtarja ime e preferuar .. Gati nuk po i besoja veshëve të mi ..
I thashë…Me t’vërtetë??? Dhe kush është këngëtarja juaj e preferuar?
Dhe ajo më tha ..
Ajo është një këngëtare evropiane, emri i saj është Rosela Gjylbegu … Dhe ajo vazhdoi të fliste me mua .. Kur unë erdha në shtëpi isha shumë kurioze për të shikuar për ty dhe këngët tuaja në Youtube … Tani edhe unë jam fanse e jotja .. Ke me të vërtetë një zë të mahnitshëm .. Dhe unë jam shumë e lumtur që ajo më tha se unë të ngjasoj ty Të përshëndes nga Brazili”, ishte mesazhi të cilin ia ka dërguar fansa dhe vajza e cila duket se ngjanë shumë me këngëtaren shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button