Mos rri larg, po vjen Afërdita…

Këngëtarja dhe modelja e njohur me prejardhje nga malësia e Malit të Zi, Afërdita Dreshaj si duket është ën finalizimin të projektit të saj të fundit i cili do të titullohet ‘Mos rri larg’. 

Kështu të paktën ka bërë të ditur vetë këngëtarja në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Instagram’, ku ka shkruar. “Të hënën vjen kënga ime e re”. 

Ky projekt mezi po pritet nga fansat e saj të cilët në numër të madh kane komentuar poshtë mbishkrimit të bukuroshes. Ndryshe përveç punëve dhe angazhimeve në karrierë, Afërdita po kalon edhe ditët më të bukura të dashurisë, ndërsa ditë më parë ajo të dashurin e ka njoftuar edhe me nënë e saj. 

E këtë këngëtarja e ka bërë publike në po të njëjtin rrejt social, ku ka postuar foto të ndryshme gjatë ndejës së saj. 

Lajme të ngjashme

Back to top button