Biseda e pakëndshme Obama-Netanyahu del në shesh, bujë e madhe në SHBA dhe Izrael

Publikimi i bisedës së presidentit amerikan Barak Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka ndezur debat të madh në kohën kur marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Izraelit prezantohet para publikut se janë në nivelin më të ulët të mundshëm, për shkak të okupimit izraelit në Gazë, shkruan Wall Street Journal.

Sipas transkriptit, presidenti Obama kërkoi armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar, si dhe respektim të marrëveshjes së armëpushimit të nëntorit 2012, transmeton Telegrafi. Ai konfirmoi mbështetjen e tij për Egjiptin dhe bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar për t’i dhënë fund armiqësive.

Transkripta është publikuar fillimisht nga televizioni izraelit Channel One, the Times of Israel e ka publikuar në anglisht.
Biseda është kjo:

Barack Obama (BO): Kërkoj që Izraeli të bie dakord për armëpushim të njëanshëm dhe të ndërpresë të gjitha aktivitetet sulmuese, sidomos sulmet ajrore.

Benjamin Netanyahu (BN): Dhe çfarë merr Izraeli në këmbim të një armëpushimi?

BO: Besoj se Hamasi do të ndërpres ndezjen e raketave dhe do të ketë armëpushim.

BN: Hamasi shkeli më parë pesë armëpushime. Ajo është një organizatë terroriste e përkushtuar për shkatërrimin e Izraelit.

BO: Përsëris, pres nga Izraeli të ndërpresë të gjitha aktivitetet luftarake në mënyrë të njëanshme. Imazhet e shkatërrimit të Gazës largojnë botën nga Izraeli.

BN: Propozimi i Kerryt ishte krejtësisht jorealist dhe i jep Hamasit përparësi diplomatike.

BO: Brenda shtatë ditëve pas përfundimit të veprimeve ushtarake të Izraelit, Katari dhe Turqia do të fillojnë negociatat me Hamasin në bazë të marrëveshjes së vitit 2012, ku përfshihet detyrimi i Izraelit për anulimin e rrethimit dhe kufizimeve të Gazës.

BN: Katari dhe Turqia janë mbështetësit më të mëdhenj të Hamasit. Është e pamundur që të mbështetemi tek ta për zhvillimin e negociatave.

BO: Unë ju besoj. Izraeli nuk është në gjendje të zgjedh ndërmjetësin.

BN: Protestoj, sepse Hamasi do të vazhdojë zjarrin me raketa dhe tunelet do t’i përdor për sulme terroriste.

BO (ndërpret Netanyahun): Topi është në terrenin izraelit dhe duhet të përfundojnë të gjitha aktivitetet ushtarake.

Të dyja palët kategorikisht e kanë mohuar këtë transkript duke e quajtur të rrejshëm, ndërsa mediat izraelite citojnë për këtë burimet amerikane. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button