Fansat kërkojnë nga Adelina të bëjë një bebe

Është e njohur si diva e skenës shqiptare. E bashkë me këtë epitet këngëtarja Adelina Ismaili ka edhe një mori fansash pas vete që përkujdesen të mirëmbajnë e të informojnë masën për çdo hap të këngëtares.

Por kësaj radhe ata kanë një kërkesë nga idhulli i tyre. Në faqen zyrtare të këngëtares fansat e saj kanë shprehur dëshirën që ta shohin Adelinën nënë, me ç’rast kanë postuar një foto të këngëtares gjatë emisionit ‘1001 pse’, ku shihet me një fëmijë në duar.

Fotoja është postuar me mbishkrim “Urojmë që diva shqiptare Adelina Ismaili, të na dhurojë sa më shpejt një bebe”.

Ndryshe këngëtarja tash e sa kohë bashkëjeton me të dashurin e saj Valin të cilin njëkohësisht e ka edhe menaxher. E sa i përket faktit që ata mendojnë të bekohen me fëmijë, këngëtarja as në intervista nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button