Vesa Luma, 15.000 euro, për albumin e ri

“Pop Cult” titullohet albumi më i ri i këngëtares Vesa Luma, që përmban 11 këngë, ku 7 prej tyre janë këngë të reja të realizuara nga i fejuari i saj Big Basta, ndërsa 4 të tjera janë hite të dëgjuara më parë. Realizimi i këtij albumi Vesës i ka kushtuar hiq më pak se 15.000 euro, e që sipas saj është një vlerë e madhe e shpenzimeve dhe që nuk ka fitime fare nga shitja, por kjo është bërë për hir të adhuruesve që ka.

“Të realizosh një album tani në këtë kohë nuk ke fare fitim dhe ja edhe unë këtë album e kam realizuar me 15.000 euro, ku asnjëherë nuk mund t’i fitoj nga shitja, sepse ne ende nuk e kemi kulturën e blerjes së një CD-je dhe mundësia apo thënë më mirë ndikimi i internetit ka shkaktuar mjaftë dëm tek ne. Por nga dëshira e madhe për ta sjellë një CD në duar të adhuruesve më ka shtyrë që të realizoj këtë album”, ka thënë ajo për “Zëri’.

Jo qëllimisht këtë album Vesa e ka titulluar me emrin “Pop Cult”, me anë të saj ajo ka dashur të nxjerrë në pah vlerat e këngës shqipe e që sipas saj kohëve të fundit muzika shqiptare ka qenë mjaftë e rrezikuar nga rryma të shumta muzikore që po depërtojnë në tregun tonë.

“Muzika shqiptare kohëve të fundit është në krizë, janë zhvilluar disa zhanre për një periudhë të shkurtër dhe ka mbetur pak anash muzika shqiptare. Prandaj me anë të zhanreve Pop dhe R&B që kam në këtë album kam dashur të them që vlerat e këngës shqipe të mos harrohen”, shton ajo.

Albumi do ta ketë videoklipin e këngës “I ndaluar” që brenda pak ditësh do të finalizohet edhe puna në të. Ky videoklip do të jetë me mjaftë risi dhe siç thotë edhe vet Vesa ndërthur një luks të madh në vete, prandaj dallon edhe nga videoklipet paraprake./ Zeri

Lajme të ngjashme

Back to top button