Van Gaal i kundërpërgjigjet Mourinhos

Trajneri më i ri i Manchester United, Louis van Gaal ka refuzuar që të diskutojë për çështjen e transferimit të mbrojtësit të majtë, Luke Shaw.

Ditë më parë, trajneri i Chelseas, Jose Mourinho e kishte kritikuar klubin e United për shumën e madhe që ofruan për ta transferuar mbrojtësin 19-vjeçar, Luke Shaw nga Southampton.

“Do të ishte vdekjeprurëse për ne që të transferonim një 19-vjeçar për atë shumë të parave dhe me atë pagë”

Ndërsa Louis van Gaal menjëherë i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos duke thënë, “Nuk është një punë që do ta sqaroj me mediat e juaja, unë do të flas personalisht me Mourinhon dhe do të i’a sqaroj se për çfarë ne dhuruam aq shumë para”.

Lajme të ngjashme

Back to top button