LSDM: Alarmi i lëshuar para tre muajve, qeveria reagoi me vonesë për Listerian

Rasti i parë i regjistruar me listeria ishte në muajin mars, pastaj në maj ndërsa më 1 qershor filloi vala e rasteve të reja. Instituti për shëndet publik ka apeluar, por Komisioni për sëmundje ngjitëse është takuar me 10 korrik. Në vend që të paralajmërohen padi penale kundër një kryerësi të panjohur, përgjigje dhe përgjegjësi duhet të japin nga institucionet shtetërore, deklaroi sot anëtari I Këshillit Qendrore të LSDM-së Goce Çakarovski.

“A është paralajmërimi i ministrit të shëndetësisë për padi penale një rrethojë paniku nga lëshimet e bërë të institucioneve shtetërore”, pyeti Çakarovski.

Ai shprehi shqetësimin e LSDM-së për mënyrën e reagimit të institucioneve për këtë rast. Ato gjithashtu kërkojnë përgjegjësi nga institucionet shtetërore në vend të një kryerësi të panjohur.

Lajme të ngjashme

Back to top button