Bale në përqafim të Leutrimit dhe Amirit

Vazhdon “Real-Mania” e shqiptarëve, së fundi janë dy të rinj nga Gostivari, Leutrim Beluli dhe Emir Avdiu, fansa të flaktë të Real Madridit, të cilët kanë hyrë në fushë në fazën nxehëse para ndeshjes së Uellsit ndaj Maqedonisë, për të përqafuar yllin e Real Madridit, Gareth Bale.

Edhe pse shumë media e kanë konsideruar këtë si një sulm, gostivarasit, hynë në fushë duke përqafuar transferin e ri të ekipit të tyre të zemrës, futbollistin më të shtrenjtë Gareth Bale.

Leutrim Beluli dhe Emir Avdiu nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë e kanë postuar foton në profilet e tyre në rrjetin social “Facebook”.

Bale i çuditur nga ky rast u mbrojt nga bashkëlojtari Adam Matthews, para se sigurimi të arrinte te vendi i ngjarjes.

Kohë më parë në një turne parasezonal në SHBA ishte Ronaldo ai që përqafoi dhe respektoi një tifoz shqiptar i cili hyri në fushë për të përqafuar yllin portugez të Realit.

Lajme të ngjashme

Back to top button