Nesër miqësorja Shkëndija Tetovë – Partizani Tiranë

Periudhën e ndërprerjes së kampionatit, për shkak të dy ndeshjeve të ekipeve kombëtare të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ekipet e Shkëndijës së Tetovës dhe Partizanir të Tiranës,  do ta shfrytëzojnë për konsolidimin e skuadrave. 
Nesër, dy ekipet shqiptare do të zhvillojnë një ndeshje miqësore, ku dy ekipet do të takohen në Ohër për të luajtur këtë miqësore vëllazërore. 

Merkatoja verore e Partizanit u përqendrua kryesisht në vendet e rajonit, ku të kuqtë synojnë të vënë ura bashkimi me gjitha trojet shqiptare, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoni. Përpos anës tekniko-taktike, këto miqësore shikohen edhe si një mundësi prezantimi dhe rritjen e imazhit të dy ekipeve. Gjatë periudhës verore Partizani mori dy lojtarë nga Shkëndija e Tetovës, mesfushorin me eksperiencë shkupjanin Ertan Demiri, autor i golit të dytë për të kuqtë në transfertën e Krujës, si dhe të riun nga Tetova Mevlan Murati. Më herët Partizanit luajti dhe një miqësore me Prishtinës (11 gusht), duel ky që përfundoi në barazim 1:1. 

Takimi Shkëndija-Partizani luhet të shtunën në stadiumin ‘Bilijani Izvori’ në Ohër, me fillim në orën 16:30.

Lajme të ngjashme

Back to top button