PS zgjedh Gramoz Ruçin kryetar të grupit parlamentar

Partia Socialiste në mbledhjen e sotshme ka zgjedhur kreun e grupit parlamentar dhe ka diskutuar për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit.

PS ka rikonfirmuar se kryetar i grupit kuvendor është Gramoz Ruçi. Mbledhja e kryesisë zgjati vetëm 30 minuta dhe u propozua unanimisht emri i Gramoz Ruçit. Vendimi do të formalizohet në mbledhjen e grupit parlamentar, i cili pritet të nisë në orën 12:00.

Gjithashtu, Partia Socialiste pritet sot që të zgjedhë edhe emrin për postin e nënkryetarit të Kuvendit, post që i takon socialistëve, për shkak se në krye të Kuvendit është aleati i tyre, kreu i LSI-së Ilir Meta. Emrat e propozuar për nënkryetar Kuvendi janë Vangjel Dule dhe Arta Dade, transmeton shekulli.

Ndërkohë që në mbledhjen e grupit parlamentar u diskutua edhe për nisjen e seancës së parë të Kuvendit si dhe çështje të tjera teknike.

Lajme të ngjashme

Back to top button