Jolie të shpërblehet për punën humanitare

Angelina Jolie do të fitojë shpërblim për punën e saj humanitare në ceremoninë e këtij viti të Governor’s Awards që zhvillohet në nëntor.

Aktorja do të marrë çmimin Jean Hersholt Humanitarian Award nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.

Çmimi ndahet për “një individ në industrinë filmike përpjekjet humanitare të të cilit i kanë sjellë merita industrisë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Akademia.

Fituesit tjerë të Governors Awards këtë vit janë Angela Lansbury, Steve Martin and Piero Tosi.

Lajme të ngjashme

Back to top button