Noyzi paralajmëron hitin e radhës

Rep artisti Rigles Rajku, i njohur me nofkën Noyzi ka paralajmëruar hitin e radhës. Anëtari labelit ‘OTR’ nuk e ka ndërmend të ndalet, edhe pse këtë sezon ka lansuar këngë pas kënge e që të gjitha janë pritur mirë nga publiku.

Ai edhe pas sezonit po përgatit risi për fansat e muzikës së tij. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes faqes së tij zyrtare në ‘Facebook’, me ç’rast ka shkruar.

“Kam shoqërinë e çmendur me zhurmë edhe muzikë…New hit coming out soon”.

Meqenëse kënga pritet së shpejti të lansohet dhe Noyzi veçse e ka cilësuar si hit, neve na mbetet të shohim a do të arrijë me të vërtet edhe kjo këngë të pëlqehet si projektet e kaluara të rep artistit nga Durrësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button