Gruevski do të tërheqë zvarrë opozitën e sfilitur deri në pranverë

Partitë shqiptare PDSH dhe BDI, janë deklaruar se nuk kërkojnë zgjedhje të parakohshme të paktën me prononcimet e deritanishme të tyre.  Kryetari i PDSH-së,  në takim me ambasadorin amerikan tha se Maqedonisë i duhet të zgjidh problemet dhe jo zgjedhje, edhe BDI nuk është për zgjedhje, por deklarata e zëdhënësit, Bujar Osmani, la një variant të mundshëm, nëse ato i shpallë VMRO-ja, atëherë ne nuk kemi alternativë tjetër. 

Analisti Albert Musliu, pret një krizë më të thellë politike në Maqedoni, nga e cila nuk do të ketë rrugëdalje tjetër  përpos mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

“Ndërsa tek partitë maqedonase, LSDM-ja, kërkon parakushte, ndërsa VMRO luan lojën e “maces më miun”, duke mos ja plotësuar kushtet, kjo do të thotë se nuk është e sigurt”, tha analisti Albert Musliu.

Ai  mendon se  zgjedhje te parakohshme në Maqedoni do të mbahen në pranverë.
“Pas raportit të Komisionit Evropian, në vjeshtë  besoj se ky raport nuk do të jetë pozitiv. Njëkohësisht mos zgjedhja e çështjes së emrit do ta fus Maqedoninë  në krizë politike, ku nuk do të ketë rrugëdalje nga zgjedhjet e parakohshme” thekson Musliu.

Naser  Ziberi, thotë se pozita nuk është për zgjedhje të parakohshme dhe pret përmirësimin  e  standardeve zgjedhore duke implementuar  rekomandimet e OSBE-Odirit, kur dihet se qeveria nuk ka implementuar pothuajse asnjë rekomandim të bashkimit evropian nga ata që u mbajtën në vitin 2011. 

Sipas Ziberit, nuk është koha për zgjedhje të parakohshme kur dihet se VMRO-ja,  ka qeverisjen absolute dhe e ka shumicën si  komunat , presidentin dhe në Parlament  dhe nuk ka nevojë për zgjedhje, kërkimi i zgjedhjeve të parakohshme është vetëm një mënyrë për të ikur nga përgjegjësitë dhe për ta tërhequr vëmendjen në zgjedhje kur dihet se do të humbet një tre mujorë ndërsa në anën tjetër do të iket nga problemet reale siç janë kriza emrit dhe shumë problem të tjera.

“Tek partitë shqiptare shihet se PDSH-ja nuk është e gatshme për zgjedhje të parakohshme , ndërsa BDI-ja,  nëpërmjet zëdhënësit  e  dha qëndrimin e vet se Maqedonisë i duhet zgjidhje dhe jo zgjedhje “ dhe besoj se kjo është e vërtet”, thotë për Portalb, Naser Ziberi.

Lajme të ngjashme

Back to top button