‘Çmenden’ pas Xhemailit, nuk e lënë rehat as në rrugë

Blerim Xhemaili është bërë një ndër futbollistët më të dashur të tifozërisë së flaktë të Napolit.

Mesfushori shqiptar deklaroi për mediat italiane, se shpesh herë nuk mund të ecë i qetë në rrugë nga tifozët. “Kemi tifozë fantastik, prej të cilëve nuk mund të ecni i qetë nëpër rrugë.

Mbaj mend një herë ish-bashkëlojtari im, Lavezzi, shkoi në pazar dhe u desh vetëm intervenimi i policisë që të qetësohej situata. Sa i përket Napolit, unë e ndiej veten shumë të rëndësishëm. Vitin e kaluar kam luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet dhe jam i lumtur”, deklaroi Xhemaili.

Ndryshe, ai mungoi në ndeshjen e parë sezonale me Napolin ndaj Bolognës për shkak të suspendimit, derisa u inkuadrua në duelin e dytë në udhëtim ndaj Chievos.

Lajme të ngjashme

Back to top button