Audi sjell konceptin Sport Quattro

Audi ka zbuluar konceptin e ristilizuar Sport Quattro i cili ishte planifikuar t’i prezantohet publikut gjatë panairit të veturave në Frankfurt. 

Audi Sport Quattro fillimisht ishte prezantuar në vitin 1984, dhe në fund të vitit 2010 ishte rikthyer me koncept që kishte nxitur dyshimet se do të fillojë prodhimin serik që deri më sot nuk ndodhi.

Tani kompania Ingolostadt ka modifikuar konceptin dhe do ta prezantojë në Frankfurt. I ngjyrosur me të verdhë, Sport Quattro posedon dimensione të njëjta sikurse modeli i kaluar. Ai peshon 1.850 kilogram dhe është i gjatë 4602 mm, i gjerë 1964 mm dhe 1386 mm i lartë. Sa i përket bagazhit kjo veturë ofron mjaft hapësirë pasi ka 300 litra në dispozicion.

Nën kapak ka të fshehur motorin me 4.0 litra twin-turbo V8 TFSI që prodhon 560 KF. Motori konvencional funksionon mirë së bashku me atë elektrik të instaluar me një ndërrues tiptronik me tetë shpejtësi. Falë këtij kombinimi, Sport Quattro në dispozicion ka 700 KF, dhe shpejtësinë prej 0-100 km/h e arrin për vetëm 3.7 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 305 km/h.

Lajme të ngjashme

Back to top button