U zbulua çmimi dhe specifikat e Audi A1 Citycarver për terrene të vështira

Një version për terrene të vështira i Audi A1 Citycarver ka dalur në shitje për 25 mijë euro.

Ky model do të qëndrojë në mes të atij Sport dhe S-line, ndërsa është më i lartë se këta dy modele.

Pajisjet standarde për modelin fillestar, Audi A1 Citycarver 30 TFSI do të jenë rrotat 17-inç, drita LED, timon sportiv, ulëse sportive e panelin e kontrollit në një ekran 10.25 inç si dhe një tjetër 8.8 inç, njofton Koha.net.

30 TFSI ka një motor 1.0 litërsh me tre cilindra që prodhon 114 kuajfuqi e i cili bërë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km/orë ta arrij për 9.9 sekonda, e atë maksimale prej 198 kilometra në orë.

Versioni më i fuqishëm 35 TFSI përdorë motorin 1.5 litërsh me katër cilindra që prodhon 148 kuajfuqi e me të cilin kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për 8.2 sekonda e atë maksimale 218km/orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button