Rasmussen: nuk dëgjova që Prishtina e do FSK-në ushtri
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e ka vlerësuar situatën në Kosovë si të përmirësuar, edhe pse thotë se ka ende shumë punë për t’u bërë.
Në një intervistë për ‘Kohën Ditore’, Rasmussen menjëherë pasi u kthye nga vizita në Kosovë, thotë që për momentin NATO-ja nuk do të zvogëlojë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë në misionin e KFOR-it, mision i cili tash ka dhjetë herë më pak sesa kur filloi në vitin 1999.
Shefi i NATO-s flet edhe për rëndësinë që ka marrëveshja politike e arritur në Bruksel për përparimin e mëtejmë në Kosovë. Ai thotë po ashtu se Forca e Sigurisë e Kosovës ka arritur pajtim lidhur me deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës se “FSK-ja do të bëhet ushtri e Kosovës”, duke thënë se “nuk ka dëgjuar deklarata të tilla”.
“Para së gjithash, më lejoni të nënvizoj se nuk kam dëgjuar deklarata nga autoritetet e Prishtinës të cilat japin indikacione se Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohej në ushtri. Unë do të prisja që kjo Forcë kosovare e sigurisë të vazhdojë të punojë sipas mandatit të saj të tashëm, të mbrojë popullatën civile, të marrë pjesë në ndërhyrje në rastet e katastrofave dhe në këtë aspekt FSK-ja ka ndërtuar kapacitete të vërteta dhe ka arritur progres”, ka thënë Rasmussen për Koha Ditore.