Ali Ahmeti uron besimtarët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

“Me nder dhe kënaqësi të veçantë, në emër të të gjithë anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, uroj të gjithë besimtarët musliman për ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit”, thuhet në urimin që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u drejton besimtarëve, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

 Më tej ai shton se besimtarët muslimanë i gëzohen muajit të agjërimit si një muaj që promovon paqen, tolerancën dhe solidaritetin, por edhe që na afron me njëri-tjetrin duke promovuar pajtimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve bashkë me besimin ndaj Zotit.

“Zoti i bekoftë të gjithë besimtarët myslimanë dhe uroj që muaji i madhëruar i Ramazanit ti gjejë shqiptarët dhe familjet e tyre në shëndet, mbarësi, mirëqenie dhe mirëkuptim midis njëri- tjetrit”, thuhet në urimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button