Gruevski: Nëse fillojmë bisedimet, mund të arrihet zgjidhje për emrin

UPDATE:
Kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar në Litauni, ku po qëndron për vizitë zyrtare, se ende nuk ka marrë përgjigje për letrën që i ka dërguar homologut të tij grek, Andonis Samaras.

“Nëse do të ketë përgjigje pozitive dhe nëse fillojmë me bisedime intensive, ekzistojnë shanset që të arrihet zgjidhje për  çështjen e emrit”,  deklaroi Gruevski.

Ai përsëriti qëndrimin e tij, se Maqedonia i ka përmbushur kriteret për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, por sipas tij ipas tij,  ka qenë kontesti me fqinjin jugor, ai që ka ndërprerë integrimin Maqedonisë, në strukturat  evroatlantike.
_______________________________________________________________________

Kryeministri Nikolla Gruevski,  së bashku me disa anëtarë të kabinetit të tij, do të  qëndrojë sot në Lituani, ku pritet të takohet me homologun e tij lituanez, Algirdas Butkeviçius dhe kryetarin parlamentit të këtij vendi, Vidas Gedvilas.

Kryeministri, gjatë vizitës pritet që t’u bëj të njohur bashkëbiseduesve mundësitë dhe lehtësitë që ofron Maqedonia për investime. Këtë gjë ai do ta bëjë në Forumin e biznesit të Villnusit, i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Lituanisë

Lajme të ngjashme

Back to top button