Universiteti Evropian, hap dyert për 1350 studentë

Universiteti i parë privat Evropian në Shkup, po realizon regjistrimin e studentëve fillestar. Në vitin e ri akademik 2013/2014, do të pranohen 1350 studentë.

‘Kemi tetë programe studimore, ku mund të regjistrohen studentë të rregullt. Kemi fakultetin ekonomik, atë të informatikës, stomatologjisë, art dhe dizajn, detektiv dhe kriminalistikë, shkenca politike dhe shkolla e lartë për teknik dhëmbësh’ thonë nga UERM.

Të drejtë regjistrimi në Universitetin Evropian kanë të gjithë shtetasit e Maqedonisë që kanë kryer me sukses të lartë arsimin e mesëm dhe kanë dhënë provimin e maturës shtetërore.

Një vit akademik në Universitetin Evropian kushton 2000 euro, respektivisht Fakulteti i stomatologjisë 3000 euro në kundër vlerë të denarit.

Studentët janë të obliguar të paguajnë edhe uniformën dhe pajisjet tjera të nevojshme brenda një viti akademik.

Ndryshe, Universiteti Evropian i Maqedonisë është themeluar në vitin 2001, ndërsa u akreditua në vitin 2005 

Afati i dytë regjistrues nis nga 17 korriku deri më 31 gusht, ndërsa afati i tretë dhe i fundit nga 1 deri më 14 shtator./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button