Shkëndija rindezi “motorët”

Pas katër ditëve pushim, futbollistët e Shkëndijës prej sot janë kthyer në seancat stërvitore. Duke ditur se për shkak të pjesëmarjes në kualifikimet për Liga Evropa ekipi pati shumë pak pushim, stafi teknik në krye me Roy Ferençinan vendosi që pas miqësores të së enjtes së kaluar me Kozhufin të lë futbollistët disa ditë të lirë për të rekuperuar forcat.

Sot skuadra ka rinisur stërvitjet dhe zhvilloi një seancë në orën 10:00 para dite, deri sa do të ketë edhe një stërvitje tjetër në orën 17:30. Duke ditur se ofrohet fillimi i sezonit të ri, stafi teknik dalëngadalë është duke punuar në kristalizimin e formacionit bazë, megjithse Shkëndija do të vazhdojë të funksionojë si në të kaluarën, kur forca do të bazohet në të gjithë futbollistët që ka ekipi në dispozicion dhe formacioni do të vendoset varësisht prej nevojave taktike dhe kundërshtarit që do të jetë përballë.

Sipas planit të stafit teknik ekipi do të vazhdojë me nga dy seanca stërvitore deri të premten, ndërsa të shtunën nuk përjashtohet mundësia e zhvillimit të një ndeshje kontrolluese nëse arrihet të sigurohet kundërshtar adekuat.

Lajme të ngjashme

Back to top button