FILA shpërblen nënkryetarin e FMM-së Betim Vrenezin

Në ditën e parafundit të kampionatit Evropian në mundje për junior, përveq se janë ndarë medaljet për mundësit fitues, FILA ka menduar edhe për organizatorët e këtij veneimneti të madh, duke i shpërblyer për punën e bërë deri më tani.

Është traditë që në çdo eveniment të madh, qoftë kampionat Botërorë apo Evropian, krerët e mundjes botërorë të shpërndajnë medaljet speciale, FILA medalje. Në pamundësi që të jetë prezent kryetari i FILA-s, Nenad Laloviq, ndarjen e medaljeve e ka bërë Ceno Cenov, kryetar i CELA-s, i cili ndau mirënjohje për nënkryetarin e Federatës së mundjes të Maqedonisë, Betim Vrenezi, i cili u shpreh shumë i kënaqur nga kjo mirënjohje.

(Betim Vrenezi, trajnerët dhe mundësit e KM Liria pas marrjes së FILA medaljes)

“Është një nder i madh për mua dhe për të gjithë shqiptarët, pasi që edhe në fillim të kampionatit, e thash se do të dëshmojmë që jemi edhe organizues të mirë të evenimenteve të mëdha ndërkombëtare. Me këtë rast premtoj se do të mundohemi që të japim maksimumin që mundja dhe mundësit tanë të arrijnë sa më shumë”, tha Vrenezi për “Portalb”.

Medalje ju dhanë edhe Çedo Nikollovski (kryetari i Federatës së Mundjes së Maqedonisë, Trajce Dimkov deputet dhe ish-mundës si dhe Nasev Nasev. / Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button