Për Ivanovin Talat Xhaferri akoma është ministër i mbrojtjes

Edhe pas një muaji nga emërimi i ministrave të rinj,Talat Xhaferi ende rezulton si ministër i Mbrojtjes për presidentin Gjorge Ivanov. Emri i Xhaferit vazhdon të figurojë në ueb-faqen e presidentit Ivanov si anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, edhe pse pranim-dorëzimi i funksionit në këtë dikaster u realizua brenda minutave të para, pas votimit të Qeveris së re, transmeton Alsat M.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një lëshim teknik, mungesës së vigjilencës së kabinetit të Ivanovit  apo mos konstituimi të përbërjes së re të Këshillit të Sigurimit. Prej të paktën 5 vjetësh, Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk ka mbajtur asnjë takim, dhe sipas paralajmërimeve, ai pritet të mbahet këto ditëve, diktuar edhe nga situata e protestave të fundit. Sipas Kushtetutës, ky organ kryesohet nga presidenti i Republikës ndërsa anëtarë të tij janë Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Ministri i Brendshëm, ai i Jashtëm dhe i Mbrojtjes, si dhe 3 anëtarë të cilët i cakton vetë presidenti.

Në mesin e 5 funksionarëve të sipërpërmendur, nuk ka asnjë shqiptarë, duke marrë parasysh se të gjitha këto dikastere drejtohen nga kuadro të VMRO DPMNE-së. Nuk dihet nëse ndonjë nga 3 anëtarët që cakton presidenti do të jetë shqiptar. Nga BDI-ja kanë paralajmëruar se do të refuzojnë kërkesën eventuale të Ivanovit për të deleguar anëtarë në Këshillin e Sigurimit për shkak se kjo parti vazhdon të kontestojë legjitimitetin e presidentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button