Microsoft ia kalon smartfonëve të Nokia X në Windows Phone

Kompania Microsoft ka në plan që të kalojë disa nga smartfonët e saj Nokia X nga Android në Windows Phone. Pas një lajmi që zbuloi se kompania po njofton për shkurtime vende pune prej 18.000 punonjësish, shefi ekzekutiv i kompanisë ka konfirmuar ndryshimin në objektiva: “Në kemi në plan të kalojmë disa nga produktet Nokia X në produkte Lumia Windows Phone. Kjo do të kontribuoje në ndërtimin e një suksesi në hapësirën e smartfonëve dhe qëndron së bashku me objektivat tona në ofrimin e aplikacioneve universale Windows”.

Për të qenë të qartë kjo nuk do të thotë se linja e smartfonëve Nokia X “vdiq”. Të paktën jo për tani. Microsoft vuri theksin se disa smartfonë të caktuar të kësaj linje së shpejti do të kenë platformën Windows Phone që do të thotë se disa smartfonë në portofolin aktual do të mbeten të pandryshuar.

Gjithsesi e ardhmja mbetet e paqartë. Smartfonët e parë Nokia X u zhvilluan përpara blerjes nga Microsoft dhe shumë dyshonin nëse këto pajisje do të publikoheshin zyrtarisht një ditë. Duke pasur parasysh këtë qëndrim është e mundur që Microsoft po planifikon ta largojë projektin Nokia X në të ardhmen dhe eksperimenti me sistemin operativ të Google rezultoi jetëshkurtër.

Lajme të ngjashme

Back to top button