UEJL në Shkup me objekt të ri

Objekti Ura si simbolike në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, që bashkon komunat Qendër dhe Çair, nga dje (4 korrik) edhe zyrtarisht filloi të përshtatet në godinë të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL).

Bëhet fjalë për një investim prej afër 600 000 eurosh, i cili planifikohet të përfundojë për një afat prej dy muaj për ndërtimin e një mjedisi urban dhe modern për arsimin e lartë në qytetin e Shkupit. Në Ceremoni ishin të pranishëm dy kryetarët e komunave Qendër dhe Çair, Andrej Zhernovski dhe Izet Mexhiti, si dhe profesorë dhe studentë të UEJL.

“Kjo iniciativë sot bartë me vete dy simbolika, apo dy veçanti, që i ka universiteti ynë. Sot është 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ndër themeluesit kryesor të këtij universiteti dhe përkrahësit të idesë së arsimit cilësor për integrimin e arsimit të lartë me nevojat e tregut, por njëkohësisht edhe duke përfaqësuar vendin ku hulumtimi shkencor dhe inovacioni bashkëjetojnë në simbiozë.

UEJL është i vetëm ndër universitetet evropiane që ofron mësimdhënie shumëgjuhësore në një mjedis shumëkulturor. Kjo veçanti përbën një vlerë shtesë për studentët e universitetit tone, duke ndihmuar ata që të integrohen lehtësisht në vendet e punës, ku këto karakteristika janë mjaft të rëndësishme për biznesin dhe shoqërinë e sotshme në fshatin global”, tha Rektori i UEJL, Prof. dr. Zamir Dika.

Lajme të ngjashme

Back to top button