Traktoristi nga Xhepçishti e humb jetën pas goditjes së trenit

Një person e ka humbur jetën, kur  treni e ka goditur duke vozitur traktorin. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 në fshatin Rataj, ku treni ka goditur Alil Ajdarin nga Xhepçishti me ç’rast ka mbetur i vdekur.

Aksidenti ka ndodhur kur viktima është munduar të kalojë hekurudhën pa mos e vërejtur trenin.

Ekipet nga SPB e Tetovës dhe gjykatësi hetues kanë kryer hetimin në vendin e ngjarjes që ndodhi aksidenti që la për vdekje një person. Personi i vdekur  i është dhënë familjes për vorrimin e tij.

Në dy javët e fundit, ky është aksidenti i dytë në vendkalimin hekurudhor. Me 20 qershorë, treni goditi një veturë e cila kalonte hekurudhën tek fabrika e Teteksit, por për fat kishte vetëm të lënduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button