Ka ndërruar jetë drejtori i gjimnazit “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri
Drejtori i Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri, sot ka ndërruar jetë në moshë 41-vjeçare.
“Lajm i trishtë dhe i hidhur për të gjithë ne si Institucion Arsimor, Sh.M.QSh” Zef Lush Marku”- Shkup. I njoftojmë të punësuarit, nxënësit dhe të gjithë dashamirët e arsimit, se sot papritmas ndërroi jetë drejtori i shkollës sonë Faruk Zeqiri”, njoftojnë nga shkolla.
Zeqiri në pozitën e drejtorit ka ardhur në vitin 2013-të dhe ishte në mandatin e tretë.
Ndryshe, Faruk Zeqiri është vëllai i ish deputetit Muhamed Zeqiri.