Policia mohon se Blini është sulmuar! Kush dënohet në këtë shtet?

Policia deri më tani nuk ka arritur të kap asnjë huligan maqedonas të cilët muajve të fundit kanë sulmuar shqiptarë të pafajshëm. Madje, për të sulmuarin dy herë deri më tani, vogëlushin Blin Shabani zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski për Portalb tha se policia “ende e vërteton se nëse ai ka qenë i sulmuar vërtetë apo vetëm ka pohuar një gjë të tillë”. 

Portalb kontaktoi edhe zëvendës ministrin e punëve të brendshme, Zemri Qamilin, por ai nuk kishte asnjë përgjigje për pyetjet të cilat ia parashtroi Portalb.

“Pse deri më tani me aq efikasitet kapen dhe dënohen shqiptarët ndërsa nga ana tjetër me shumë vështirësi kapen dhe thuajse asnjëherë nuk dënohen maqedonasit që lëndojnë shqiptarë nëpër rrugët e Shkupit. Ku mbeti rasti i javës së kaluar apo sa e sa të tjerë, duke mos harruar edhe Blinin?” pyetën Qamilin i cili me pretekst se është i zënë nuk dha as një gjysmë përgjigje.

Deri më tani askush nuk e ka parë në publik të del përfaqësuesi shqiptar Qamili, të paktën të jep një sqarim për dhunën ndaj shqiptarëve.

Më tej, më habitës ishte përgjigja e zëdhënësit Kotevski, sipas të cilit Blini ende nuk dihet në është sulmuar apo ai ka sajuar ngjarjen?!

“Punojmë për ti zbardhur rastet për të cilat ju na përmendët, ndërsa për atë vogëlush mund të them që kishte diçka konfuze në këtë rast dhe ende nuk e dimë se a bëhet fjalë për sulm ndaj tij” tha Kotevski.

Derisa për shqiptarët pjesëmarrës në protestat e 2 marsit u shqiptua masa e burgimit ende nuk është shqiptuar asnjë masë ndëshkuese kundër protestuesve maqedonas të cilët protestuan kundër emërimit të Talat Xhaferit për ministër të mbrojtjes dhe nxitën protestën e 2 marsit dhe sulmuan shqiptarët në shesh.

I pakapshëm ishte dhe ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti ndërsa avokati i popullit, Ixhet Mehmeti tha se kjo çështje është politike dhe se atij nuk i takon të flet?!

Mbetet ende e paqartë kush i sulmoi javën e kaluar shqiptarët në shesh gjatë protestave kundër LGBT, apo ata në Nerez ose ata dy të rinjtë në afërsi të stadiumit?

Shpesh herë për policinë dhe për drejtësinë në Maqedoni përmendet se është tejet selektive dhe gjithnjë ndëshkon shqiptarët, si për shembull – sa herë është djegur flamuri shqiptar nëpër arenat sportive por asnjë nuk është dënuar, ndërsa është kapur me shpejtësi eksprese dhe dënuar banori i Strugës që dogji flamurin maqedonas. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button